Me masa shumë të rrepta sigurie, po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj rusit, Igor Kokunokov, i arrestuar në muajin gusht në doganën e Muriqanit. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Moskës pasi 59 vjeccari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Shkodrës, është e blinduar nga forca speciale të ardhura nga Tirana. Igor Kokunokov konsiderohet si një person shumë i rëndësishëm i botës së krimit në Rusi dhe në Serbi. Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu me nofkën “Vasya Bandit”, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga “arresti shtëpiak” në pritje të gjykimit. Ai akuzohet për vepra të rënda që parashikojnë dënim mbi 15 vite burgim.