Diaspora ruse dhe qytetarë të tjerë që kundërshtojnë luftën në Ukrainë, kanë protestuar në Beograd duke kërkuar tërheqjen e ushtrisë ruse. Të mbledhur nën moton, “Paqe Ukrainës, Liri Rusisë” kërkuan përfundimin e luftës. Pas fjalimit në shesh, ata nisën një marshim proteste drejt ambasadës ruse, por policia nuk i lejoi të afroheshin tek ndërtesa. Të grumbulluarit para policisë që nuk i lejonte t’i afroheshin Ambasadës Ruse thërrisnin – “Putini në Hagë”, “Liri”, “Navalny”.