Mijëra njerëz po largohen nga Krimea pas sulmit mbi urën e Kershit që lidh gadishullin e aneksuar nga moska, me Rusinë, që shkaktoi shembjen e një pjese të strukturës të hënën në mëngjes. Sipas raportimeve, një çift bashkëshortësh humbi jetën dhe vajza e tyre u plagos në sulm. Ky ishte në fakt sulmi i dytë mbi urën strategjike që nga fillimi i pushtimit të ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar.