Rusia ka paralajmëruar se përgjigja e saj ndaj dëbimit të 70 diplomatëve rusë nga Bullgaria mund të prekë të gjithë BE-në. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha se vendimi i Sofjes nuk do të kalojë pa një masa hakmarrëse. Sipas saj, dëbimi i diplomatëve nga Bullgaria "tejkaloi marrëdhëniet diplomatike dhe parimet e reciprocitetit. “BE-ja duhet të kuptojë se mbështetja e pamatur për veprimet anti-ruse të shteteve anëtare individuale vendos përgjegjësinë mbi të gjithë BE-në e cila do të preket me masat hakmarrëse nga ana jonë”, thotë Zakharova.