Pas luftës në Ukrainë, rusët janë blerësit më të mëdhenj të pasurive të paluajtshme në Malin e Zi dhe kanë blerë deri më tabni prona me vlerë 20 milionë euro. Banka Qendrore e vendit fqinj tha se rusët ishin gjithashtu investitorët më të mëdhenj në Mal të Zi, pasi ata investuan 41.6 milionë euro në vend që nga fillimi i luftës në shkurt. Sipas medaive malazeze, rusët janë kryesisht të interesuar për vila dhe apartamente në bregdetin e Adriatikut.