Për kreun e Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, akuzat se ngjarja u fsheh dhe nuk u reagua në kohë lidhur me ngjarjen në Pogradec, janë të patolerueshme. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se policia zbardhi ngjarjen dhe e dorëzoi autorin para drejtësisë në kohë rekord, nën akuzën e vrasjes me dashje.