38 persona u vendosën në pranga në harkun kohorë të 31 ditëve nga policia rrufore e Fierit. 9 drejtues automjetesh u arrestuan për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa 29 janë për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Policia e Fierit publikoi bilancin e muajit gusht, duke thënë se kontrollet e shumta nga unfiformat blu, por edhe përdorimi i dronëve për monitorim, kontribuan për parandalimin e aksidenteve rrugore, duke rritur në këtë mënyrë sigurinë në të gjitha akset rrugore.