Punimet në segmentin Shirokë-Zogaj pritet të përfundojnë në mes të muajit maj. Sipas kontratës fillestare parashikohej që rruga të ishte gati në tetor të vitit 2025, megjithatë punimet vijojnë ende. Numri dy i qeverisë, Albana Koçiu së bashku me ministrin Enea Karakaçi u ndalën në kantier, nga ku nënvizuan rëndësinë që ky investim ka në zhvillimin turistik të zonës. Segmenti Shirokë – Zogaj, është pjesë e programit të ndërhyrjeve të financuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH dhe konsiston në rrugën prej 6.5 kilometrash si dhe disa ndërhyrje në bashkëpunim me ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve.