Për shkak të reshjeve të dëborës, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka rritur prezencën e shërbimeve policore në Rrugën e Arbërit, për t’ju ardhur në ndihmë dhe këshilluar, drejtuesit e mjeteve. Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, në Rrugën e Arbërit, nuk do të lejohen të kalojnë automjetet pa goma dimërore dhe pa zinxhir.