Shefat e komisariateve në disa qarqe të vendit kanë pësuar ndryshime, pas vendimit të marrë këtë të hënë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ndryshimet prekin komisariatin e Shkodrës, ku është emëruar Idriz Daulle. Daulle ka mbajtur detyrën e shefit të rendit në policinë e Tiranës.