Mazhoranca dhe opozita në një mendje për të cilësuar projektligjin e qeverisë për rritjen e pagave si deformues të hierarkisë së pagave në të gjithë aparatin shtetëror dhe bashkuan votat për ta amenduar atë duke shtuar mes kategorive përfituese edhe ministrat dhe deputetët. Amendimi u miratua në Komisionin e Ekonomisë. Nga opozita e konsideruan propozimin e Qeverisë si propagandë për të goditur imazhin e deputetit dhe të Kuvendit. Nga mazhoranca thanë se deformon hierarkinë e pushtetit. Qeveria arsyetoi mospërfshirjen e deputetëve në kategoritë e përfituesve të rritjes së rrogës duke thënë se kjo do të bëhej në një fazë të dytë përmes rishikimit të koeficientit të rritjes së tyre.