Top News – Rrjetet amerikane “ndëshkojnë” presidentin Trump
06/11/2020 11:57

Tre transmetuesit më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ABC, CBS dhe NBC, e ndërprenë transmetimin e konferencës për shtyp të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten, pasi presidenti bëri deklarata të pabazuara për integritetin e zgjedhjeve. Trump nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve dhe akuzoi demokratët për përpjekje për të vjedhur zgjedhjet dhe bëri deklarata të pasakta në lidhje me republikanët që, sipas tij, nuk ishin lejuar të vëzhgonin procesin e numërimit të votave. Presidenti tha se avantazhi që ai kishte në shtetet e lëkundura po “eliminohej fshehurazi” ndërsa vazhdonte numërimi i votave. Trump zgjodhi ta mbante konferencën e tij për shtyp në orarin më të ndjekur të lajmeve çka edhe mblodhi një audiencë të madhe para televizioneve, por folësit ndërhynë pas disa minutash për të korrigjuar disa prej deklaratave të tij të pabaza. Edhe pse rrjetet e tjera CNN dhe Fox News, vazhduan transmetimin Live, vendimi i transmetuesve të tjerë për tu shkëputur, e privoi Trump nga një audiencë domethënëse. MSNBC, ishte i pari transmetues që u shkëput të enjten nga konferenca e presidentit, pas vetëm 35 sekondash. Ky kanal, ka një qëndrim liberal dhe ka qenë më agresiv se shumë të tjerë në vendimet për të transmetuar apo jo presidentin.

Top News- Irani nis hakmarrjen, dronë e raketa drejt vendeve të naftës në Gjirin Persik
18/03 23:00
Top News- Irani pa raketa, i shkatërrohen 200 baza të fshehta/ Garda Revolucionare nis hakmarrjen
18/03 22:50
Top News- “Irani nuk përbënte kërcënim”, Vance “i lumtur” për largimin e shefit të antiterrorit
18/03 22:40
Top News- SHBA nderon 6 pilotët, rrëzimi tragjik i avionit në Irak u mori jetën
18/03 22:27
Top News- Vritet ‘xhelati i inteligjencës iraniane’, Mossad pret një tjetër kokë
18/03 22:24
Top News- Kim fiton me 99.3% të votave e përgatitet për luftë, harton planin bërthamor
18/03 21:54
Top News- “Çdo pikë gjaku ka çmimin e vet”, lideri i Iranit mesazh SHBA e Izraelit
18/03 21:54
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top News- Irani, propagandë në Ballkan / Televizionet e regjimit shënjestrojnë Bosnjen
18/03 18:35
Top News-Ish-zyrtarja malazeze hap ‘Only Fans’, u përfshi në skandalin me këshilltarin e Presidentit
18/03 18:33
Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
Top Channel/ Vdekja e tre shqiptarëve në Vjenë, sindikata kërkon sqarime: Kush e ka përgjegjësinë?
18/03 15:10
Top News – Vret shefin e inteligjencës së Iranit/Izraeli urdhëron ushtrinë: Çdo zyrtar në shënjestër
18/03 15:06
Top Channel/ Eliminimi i Ali Larijanit, zbulohen “prapaskenat”: Humbje më e madhe se ajo e Khameneit
18/03 15:03
Top News – Izraeli rrafshon qendrën e Bejrutit / Lufta zgjerohet, shkatërrohen pallate, disa viktima
18/03 14:53
Top News – Bombë mbi centralin bërthamor të Iranit / Goditet Bushehri, një ‘predhë’ e paidentifikuar
18/03 14:47
DIGITALB DIGITALB