Një aksion ndërkombëtar, i koduar “Ura”, është zhvilluar kundër rrjeteve të trafikut të drogës, duke rezultuar në lëshimin e 52 urdhër-arresteve në Itali dhe Shqipëri. Operacioni është ndërmarrë nga Drejtoria e Hetimeve Antimafia në Bari dhe Prokuroria e Posaçme në Tiranë, në bashkëpunim me Interpolin, Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Tiranë, Policinë Shqiptare dhe nën koordinimin e Eurojust në Hagë si dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Romë.