Çmimi i naftës në tregun me pakicë ka arritur në nivelin e 200 lekë për litër. Në këtë situatë, konfindustria i bën thirrje qeverisë të hartojë një paketë fiskale lehtësuese të çmimeve në treg. Kjo paketë antikrizë, sipas konfindustrisë duhet të ketë të paktën dy shtylla kryesore. Së pari, gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet nga zbatimi i TVSH-së mbi çmimet e rritura të karburanteve krahësimisht me kohën e parakrizës, të rikthehet drejpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset në çmimin fundor. Së dyti, të ulet taksa e qarkullimit të automjeteve deri në masën e rritjes së të ardhurave absolute në buxhet nga TVSh-ja e karburanteve krahësimisht me çmimet në kohën parakrizë.