Kreu I Partisë Demokratike Lulzim Basha, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ku ky I fundit u shpreh se rritja e çmimit të energjisë është e pashmangshme. Përmes një deklarate për mediat, Basha u shpreh se fjalimi i Ramës, ishte “sa për të larë duart” ndërkohë që shqiptarët çdo ditë e më tepër po përballen me çmime më të larta.