Pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës përpara kryeministrisë për rritjen e cmimit të naftës por edhe të produkteve ushqimore, një tjetër protestë është mbajtur këtë të enjte në Kukës, po për të njëjtin motiv. Dhjetra qytetarë u mblodhën së bashku për të kundërshtuar rritjen e cmimeve, të cilët janë të papërballueshme nga shumica.