Shtohet presioni mbi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar kundër kthimit të sportistëve rusë dhe bjellorusë në kompeticionet ndërkombëtare kur duhet dhe pak më shumë se 1 vit nga starti i Lojërave Olimpike të Parisit. në total janë 34 vende mes të cilave Franca, britania, australi, SHBA, Koreja e Jugut, Italia, Suedia, Gjermania dhe zelanda e re kanë përpiluar një komunikatë të përbashkët nëpërmjet të cilit i kërkojnë IOC që të mbajë sanksionin ndaj sportistëve rusë dhe bjellorusë dhe të mos lejojnë kthimin e tyre në aktivitetet ndërkombëtare. Kjo komunikatë e përbashkët u bë pas një mbledhjeje të zhvilluar mes ministrave të Sporteve të këtyre vendeve 10 ditë pas kërkesës së bërë nga presidneti ukrainas Volodymur Zelensky.