Të dhënat e INSTAT treguan se shkalla zyrtare e papunësisë për tremujorin e parë të vitit u rrit në 10.9%, nga 10.8% që ishte në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Megjithatë, shkalla e punësisë në ekonomi ngelet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte në nivelin 11.3%.