Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan një rigjallërim të tregut të kredisë hipotekore përgjatë muajit prill. Sipas të dhënave, sektori bankar disbursoi gati 5 miliardë lekë, ose 50 milionë euro kredi të reja për banesa, me një rritje mbi 50 për qind krahasuar me prillin e vitit të kaluar.