Misioni ndërkombëtar i KFOR-it në Kosovë do të kryejë një stërvitje ushtarake rutinë nga data 4 deri në datën 6 korrik, në pjesën perëndimore të vendit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë misioni nëpërmjet një komunikate për mediat, ku sqaron se në mission do të marrin pjesë forcat shumëkombëshe, me synim përmirësimin e gatishmërisë dhe përgatitjen e njësive të ndërhyrjes.