Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë nuk janë zbutur ende, ndërsa kanë vijuar mesazhet me tone ironie nga ana e presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit të Greqisë Mitsotakis. Ky i fundit teksa po jepte një interviste për CNN, u ndal edhe tek marrëdhëniet e tensionuara me Turqinë dhe ndërkohë i dha një mesazh kreut të shtetit turk. “ Ne po përballemi me një krizë gjeopolitike pas pushtimit rus, gjëja e fundit që na duhet është një burim jostabiliteti në Evropën Juglindore. E drejta ndërkombëtare është vetëm një mjet. Greqia është sjellë gjithmonë me përgjegjësi. Ne kemi parë sfida serioze në muajt e fundit. Është më mirë që Erdogan të merret me ekonominë turke, sesa të ringjallë fantazitë neo-otomane ” tha kryeministri grek.