Shtrenjtohet nafta, benzina dhe gazi në pikat e karburanteve në vend. Anëtarët e Bordit të Transparencës caktuan nivelin e ri të çmimeve, duke marrë për referencë luhatjet në bursën Platss. Me këtë vendim, çmimi i naftës dhe gazit u rrit me pesë lekë për liter dhe benzina u rrit me katër lekë për litër.