Një hidroplan është rrëzuar sot në lumin Lim, në afërsi të Beranes. Sipas mediave malazeze, në hidroplanin sportiv ka pasur shtetas zviceranë – piloti dhe një pasagjer, të cilët kanë lënë aeroplanin para rrëzimit dhe kanë zbritur në tokë me ndihmën e një parashute. Ata nuk kanë pësuar lëndime, por për masa paraprake janë transportuar në Qendrën Mjekësore në Berane, Mal të Zi.