Gjykata e Janinës ka rrëzuar kërkesën për azil që kishte paraqitur Laert Haxhia, me pretendimin se i rrezikohej jeta në Shqipëri. Në këtë mënyrë, Gjykata ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij në Shqipëri ku ka një dënim me 18 vite burg për të kryer, si edhe po hetohet për "Masakrën e Lushnjes". Avokati Detar Hysi konfirmoi për Top News se pala mbrojtëse do të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit, ku sërish do të kërkohet mos-ekstradimi në Shqipëri për shkak të rrezikut për jetën e Haxhisë.