Top News – Rrëzohet helikopteri rus në Siberi / Gjashtë të vrarë dhe shtatë të plagosur
27/07/2023 14:43

Një helikopter u rrëzua në Siberi të Rusisë të enjten, duke lënë gjashtë persona të vrarë dhe shtatë të tjerë të plagosur, njoftuan zyrtarët rusë të emergjencës. Helikopteri i llojit Mi-8 në Republikën Altai në Siberinë jugore mori flakë teksa po ateronte dhe u përplas me një linjë elektrike, tha dega e Ministrisë së Emergjencave të Rusisë në Altai. Kjo zyrë publikoi një deklaratë në internet, ku shihej një foto e rrënojave të helikopterit të vënë në zjarr. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi, duke cituar rregullatorin e aviacionit civil të vendit, se helikopteri i përkiste një kompanie private dhe po transportonte një grup turistësh. Ende nuk dihet saktësisht numri i njerëzve që ishin në atë helikopter para se të ndodhte aksidenti. Sipas RIA Novosti, në bord ndodheshin gjithsej 12 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, por Ministria e Emergjencave tha se numri i përgjithshëm në bord ishte 13. Agjencia e lajmeve AP nuk ka mundur ta verifikojë numrin e pasagjerëve. Mi-8 është një helikopter me dy motorë, i cili ishte projektuar në vitet 1960. Ai është përdorur gjerësisht në Rusi, ku përplasjet kanë qenë të shpeshta, në vendet fqinje dhe në shumë vende të tjera.

Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
Top Channel/ Vdekja e tre shqiptarëve në Vjenë, sindikata kërkon sqarime: Kush e ka përgjegjësinë?
18/03 15:10
Top News – Vret shefin e inteligjencës së Iranit/Izraeli urdhëron ushtrinë: Çdo zyrtar në shënjestër
18/03 15:06
Top Channel/ Eliminimi i Ali Larijanit, zbulohen “prapaskenat”: Humbje më e madhe se ajo e Khameneit
18/03 15:03
Top News – Izraeli rrafshon qendrën e Bejrutit / Lufta zgjerohet, shkatërrohen pallate, disa viktima
18/03 14:53
Top News – Bombë mbi centralin bërthamor të Iranit / Goditet Bushehri, një ‘predhë’ e paidentifikuar
18/03 14:47
Top Channel/BE “i bën dalje” Serbisë? Raportuesi: Ka ngecur anëtarësimi, gjendja është përkeqësuar!
18/03 14:44
Top News – Braktisi Oscar-in për Ukrainën / Sean Penn merr statujën e veçantë në Kiev
18/03 14:11
Top News- NATO blindon Turqinë, më shumë mbrojtje/ Baza e Incirlikut e paprekshme, edhe një Patriot
18/03 13:46
Top News – Rusia, Kina, Irani, kërcënime kryesore / Suedia vlerëson sigurinë, raporti vjetor
18/03 13:44
Top News – Rebelim brenda administratës Trump / Protestë kundër luftës në Iran, dorëhiqet zyrtari
18/03 13:23
Top News – Shpërthen në Mesdhe në çdo kohë… / Italia paralajmëron: Cisterna ruse jashtë kontrollit
18/03 13:18
Top Channel/ “Hakmarrje për vrasjen e Larijanit”: Raketat e Iranit vrasin dy persona në Tel Aviv!
18/03 12:08
Top Channel/ Vjenë, bie skela në një kantier ndërtimi: Vdesin tre shqiptarë të Kosovës!
18/03 11:50
Top Channel/ Trump, presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prodhimin e armëve!
18/03 11:48
Top Channel/ Putin, i “tmerruar” pas vrasjes së Khameneit? Moska bllokon Telegram dhe WhatsApp!
18/03 11:48
Top News – Nga marangoz te shofer kamioni, punët më pak të rrezikuara nga Inteligjenca Artificiale
18/03 11:29
DIGITALB DIGITALB