Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur në Spanjë, pasi një autobus turistik me të cilin po udhëtonin, doli nga rruga dhe u përmbys në rajonin e Asturias, në veriperëndim të vendit. Mediat spanjolle bëjnë me dije se në autobusin e rrëzuar ndodheshin 49 persona, përfshi edhe disa fëmijë, teksa momentalisht 7 persona janë duke marrë trajtimin në spital.