Të paktën një person është plagosur në rajonin jugor të Rusisë, Belgorod, mëngjesin e të hënës, pasi forcat ruse rrëzuan tre raketa – tha guvernatori i rajonit që kufizohet me Ukrainën. Mbetjet e raketave të rëna në tokë kanë dëmtuar edhe disa linja elektrike pranë qytetit Novy Oskol, por masa e plotë e dëmit nuk është e ditur ende – tha guvernatori Vjaceslav Gladkov në aplikacionin e mesazheve Telegram.