Top News – Rrëzohen dy helikopterë ukrainas / Operacion në Bakhmut, vriten gjashtë ushtarë
31/08/2023 11:46

Gjashtë ushtarë ukrainas janë vrarë nga rrëzimi i helikopterëve në lindje të Ukrainës, ndërkohë që Kievi i ka shtuar sulmet në një nivel të paparë brenda Rusisë dhe në jug të Ukrainës. Ukrainska Pravda raportoi më një ditë më parë se dy helikopterë Mi-8 u rrëzuan pranë qytetit të vijës së frontit, Kramatorsk, në rajonin e Donjeckut. Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase e konfirmoi vdekjen e ushtarëve në transmetuesin publik Suspilne, por nuk dha hollësi. Disa media raportuan incidenti ndodhi afër Bahmutit, qytetin ukrainas të kapur nga forcat ruse, i cili është skenë e luftimeve të mëdha dhe të vazhdueshme. Ky lajm vjen në një kohë kur Ukraina duket se i ka rritur sulmet me dronë brenda Rusisë, bashkë me luftimet në jug në drejtim të Gadishullit të okupuar të Krimesë. Zyrtarët rusë thanë ndërkohë se u përballën me njërën prej sulmeve më të mëdha ukrainase me dronë në tokën ruse qëkur nisi lufta. Sulmet e së mërkurës e nxitën zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, të thotë se Ukraina “nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar”. Dronët e goditën një aeroport në rajonin perëndimor të Rusisë, Pskov, pranë kufirit me Estoninë dhe Letoninë, dhe e shkaktuan një zjarr masiv, dhe duke i dëmtuar katër aeroplanë transportues il-76, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, TASS, duke cituar zyrtarët rusë. Moska u hakmor duke e sulmuar Kievin me një breshëri raketash, duke i vrarë tre persona dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.

Top News – SHBA i kërkon lëshime vetëm Ukrainës / Zelenski nën presionin e Trump: Po Rusia…
15/02 13:07
Top News – ‘Luftëtarët’ e Interpolit kundër kriminelëve kibernetikë: Kanë kthyer IA në armë
15/02 12:59
Top News – Armiku ynë është BE jo Rusia! Orban para votimit: Ja kërcënimi i vërtetë i Hungarisë
15/02 12:50
Top News – Nëndetëset bërthamore të Australisë / 2.7 miliardë dollarë, kantier i ri ndërtimi
15/02 12:41
Top News – SHBA është ‘fëmija i Evropës’ / Rubio shfaqet si një ‘mik kritik’ ndaj aleatëve
15/02 12:25
Top News – Rubio vjen në Evropën Lindore / Forcon lidhjet me udhëheqësit pro Trumpit
15/02 11:54
Top News – ‘Kina është kërcënimi i vërtetë!’ / Tajvani paralajmëron botën: Shkel parimet e OKB-së
15/02 11:44
Top News – SHBA do të sulmojë Iranin / Ushtria amerikane përgatitet për luftë disajavore
15/02 11:32
Top News – Aleatët evropianë-Navalni u helmua / U vra me një toksinë, Rusia hedh poshtë pretendimet
15/02 11:26
Top News – SHBA, ‘lakun në fyt’ Ukrainës / Rubio paralajmëron ‘lëshime të vështira’
15/02 11:14
Top Channel/ Trump nuk heq dorë për Groenlandën/ Frederiksen: Situatë e njëjtë, ishulli nuk shitet
15/02 11:02
Top Channel/ BE distancohet nga Bordi i Paqes/ Urusla Von der Leyen refuzon takimin inaugurues
15/02 10:39
Top Channel/Meloni kundër Merz për SHBA/”Nuk pajtohem me kritikat e kancelarit për politikat e SHBA”
15/02 10:36
Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja ‘teknologjike’ për rënien e popullsisë
15/02 09:32
Top Channel/ Zelensky shpërthen ndaj Putin në Konferencën e Mynihut: Skllav lufte
14/02 22:47
Top News – Koloneli grek spiun i Kinës. Dyshohet se furnizoi Pekinin me sekretet e NATO-s
14/02 20:00
Top News – Navalny u helmua me helm bretkose. Taktika e Kremlinit për të eliminuar rivalin e Putinit
14/02 19:30
Top Channel/ “Navalny u vra nga Rusia”! Zbulimi tronditës nga Anglia dhe 4 vende të BE
14/02 19:21
Top News – ‘Do rrëzojmë Papa Françeskun’. Plani i ish-Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë me Epstein
14/02 16:24
Top News – Ombrella bërthamore evropiane. Dritë jeshile nga Franca dhe Gjermania, afrohet dhe Anglia
14/02 16:23
DIGITALB DIGITALB