Drejtori i CIA-s, Bill Burns, është takuar të hënën në Ankara me homologun e inteligjencës ruse, Sergey Naryshkin, Ky takim, sipas zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, vjen si përpjekje që SHBA-ja të komunikojë me Rusinë për moslejimin që lufta në Ukrainë të përshkallëzohet dhe të dalë jashtë kufijve të saj duke kërcënuar dhe vende të tjera europiane.