Dhjetëra bosë të mafias mund të lirohen nga burgjet në Itali për shkak të rrezikut nga infektimi me Covid 19, pasi gjykatësit italianë kanë liruar tashmë të paktën tre bosë të mafies të moshuar, duke i vënë ata në arrest shtëpie. E përditshmja l’espresso, raporton se një gjykatës në Milano ka urdhëruar lirimin e një prej bosëve më me ndikim të Cosa Nostra, Francesko Bonura, 78 vjec, që po kryente dënimin me 23 vite burg. Kushtet e lirimit të Bonuras, në arrest shtëpie, e lejojnë atë të lëvizë për takime të lidhura me shëndetin. Javët e fundit, gjykatësit po ashtu raportuan lirimin nga burgu të vincenzino Innazzo, 65 vjec dhe Rocco Santo Filippone, 72 vjec, të dy, bosë të supozuar të Ndraghetës.