Kampet terroriste të trajnimit do të rikthehen edhe një herë në Afganistan dhe mund të ndezin një valë të re dhune kundër perëndimit- paralajmërojnë ekspertët. Luftëtarët talebanë po rishfaqen në vendin e mbërthyer nga lufta ndërsa SHBA po tërheq trupat e saj pas 20 vitesh dhe pas më shumë se 1 trilionë dollarëve të shpenzuara në fushatë atje. Ndërkohë që militantët, e shohin tani perëndimin si të dobët dhe premtojnë se do ta godasin përsëri atë për të kthyer një valë të re gjakderdhjeje.