Top News – ‘Rrezik për një botë tiranie’ / Sekretari amerikan i mbrojtjes paralajmëron trazira
20/11/2022 14:16

Agresioni rus ndaj Ukrainës ofron një pamje të "një bote të mundshme tiranie dhe trazirash", tha të shtunën Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në një fjalim gjatë një forumi sigurie në Kanada. Komentet e Austin ishin ndër më të fortat deri më sot mbi nevojën e ndihmës nga komuniteti ndërkombëtar që Kievi të fitojë pas gati nëntë muajsh lufte. Ai foli në një moment që mund të shënojë një pikë kthese në konflikt. Pas një sërë humbjesh në fushën e betejës, Rusia ka vënë në shënjestër të sulmeve me raketa infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjë që mund të ekspozojë miliona civilë ndaj të ftohtit të dimrit. Moska shpreson të frenojë mbrojtjen me raketa të Ukrainës dhe të blejë kohë për të rikthyer forcat e saj, thonë zyrtarët e Pentagonit. Sekretari Austin tha se Rusia po shkel ligjet e luftës. "Këto nuk janë thjesht gabime. Këto nuk janë përjashtime nga rregulli. Këto janë mizori," tha ai. "Breshëria e raketave ruse ka lënë ukrainas të pafajshëm pa ngrohje, ujë dhe energji elektrike. Ne kemi parë shkolla të sulmuara. Fëmijë të vrarë. Spitale të bombarduara. Qendrat e historisë dhe kulturës ukrainase janë kthyer në gërmadha", u shpreh Austin. Moska mohon që forcat e saj të armatosura të kenë vënë në shënjestër qëllimisht civilët ose infrastrukturën civile.

Top Channel/ SHBA, 10 mln USD për “kokën” e Khamenei! Dëron trupa shtesë ndaj Iranit
13/03 23:16
Top Channel/ BE ‘paralizon’ Serbinë pas blerjes së armëve nga Kina
13/03 22:03
Top News – Italia dhe Franca në biseda ‘sekrete’ me Iranin, negociojnë për Ngushticën e Hormuzit
13/03 21:24
Top News – Erdogan i qartë për luftën në Lindjen e Mesme: Turqia do të qëndrojë larg zjarrit’
13/03 20:13
Top Channel/ BE bisedime “sekrete” me Iranin për naftën, “Financial Times” zbulon negociatat
13/03 19:43
Top News – Pse nuk kanë hyrë në luftë Huthit? Partnerët e Iranit në Jemen po qëndrojnë duarlidhur
13/03 16:24
Top News – Kuba gjunjëzohet para Trumpit / Fillon bisedimet me SHBA-në në mes të krizës
13/03 16:13
Top Channel/ Raketa e tretë nga Irani, Turqia konfirmon: “Do sulmohej baza e Incirlikut”!
13/03 15:10
Top News – Viktima e parë në radhët e Francës / Ushtari francez vritet nga droni iranian në Irak
13/03 14:48
Top News – Marshim nën bombat e Amerikës / Irani mban peng botën, presidenti sfidon Trumpin
13/03 14:47
Top Channel/ Nisin sulmet terroriste në Perëndim? SHBA: Të shtëna dhe shpërthim në sinagogë!
13/03 14:35
Top News – Typhoon-ët britanikë ‘luftë’ mbi Bahrein / Mbrojnë qiellin nga dronët kamikazë të Iranit
13/03 13:35
Top News – Turqia nën sulm, raketë tjetër balistike / Baza e armëve bërthamore në shënjestër
13/03 13:21
Top News – Tërheq sistemin THAAD nga Koreja e Jugut / SHBA ‘braktis’ Seulin, i duhet për Iranin
13/03 13:20
Top News – Avioni amerikan rrëzohet mbi Irak / Ushtria konfirmon katër viktima nga gjashtë në bord
13/03 13:18
Top News – ‘Nuk ke ku të fshihesh në një anije’ / Makthi i marinarëve të bllokuar pranë Iranit
13/03 13:04
Top News – ‘SHBA do të ndajë Evropën’ / Kaja Kallas e thotë troç: Trump nuk e pëlqen BE-në
13/03 12:09
Top News – Trump heq sanksionet mbi naftën ruse / ‘Dritë jeshile’ për të gjunjëzuar Ukrainën
13/03 12:08
Top Channel/ “ Është gjallë apo ka vdekur”? Trump mesazh Mojtaba Khameneit: Iranin e shkatërrojmë!
13/03 12:04
Top Channel/ Defekt në avionin e ministrit gjerman: Po nisej drejt Turqisë për Iranin!
13/03 12:02
DIGITALB DIGITALB