Rreth 7% më pak votues morën pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 24 shtatorit në Kukës, krasuar me zgjedhjet e 14 majit, kur do të rezultonte fitues Safet Gjici. Qytetarët e Kukësit votuan këtë të diel, në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë. Procesi i votimit u mbyll në orë 19:00, ndërsa sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në proces morën pjesë 45,63 % e qytetarëve me të drejtë vote.