Një numër i lartë studentësh dhe qytetarësh shqiptarë kanë mbushur sot rrugët e Shkupit. Ata kërkojnë që të bëjnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, që nuk u lejohet, edhe pse Kushtetuta e njeh si të drejtën e tyre. Gjatë marshimit ata i janë drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë Igor Filkov që të dorëzojnë dorëheqjen