Rreshjet e dendura të shiut të cilat kanë filluar prej orës 11:00 të mesditës kanë larguar pushuesit vendas, por edhe turistët e huaj nga plazhi në qytetin e Vlorës. Të gjitha plazhet e qytetit janë boshatisur nga pushuesit dhe turistët të cilët si rrjedhojë e shiut janë larguar me shpejtësi.