Një përkthyese shpërtheu në lot ndërsa përkthente një djalë ukrainas 11-vjeçar që tregonte se si një bombë e lëshuar nga Putini i vrau nënën. Nxënësi Roman Oleksiv përshkroi momentin e lamtumirës me nënën e tij, duke shkaktuar skena emocionale në Parlamentin Evropian në Strasburg. Nëna e Romanit u vra nga një bombardim që e la atë vetë me djegie të rënda më 14 korrik 2022. Ndërsa rrëfente tragjedinë, përkthyesja e tij u pa duke u munduar të përmbahet e duke përdorur një pecetë për të fshirë lotët, përpara se të mund të mblidhte veten dhe të vazhdonte. Roman, i cili ishte vetëm shtatë vjeç në kohën e bombardimit, kishte qenë në spitalin e Vinitsia-s me nënën e tij kur tre raketa goditën ndërtesën.