Mazhoranca kaloi me forcën e kartonit dhe me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, që rrisin numrin e komisioneve parlamentare nga 8 në 11 të tilla. Ndryshimet u kundërshtuan në bllok nga opozita, si në përmbajtje, ashtu edhe në procedurën e ndjekur. Kreu i grupit parlamentar të socialistëve hodhi poshtë pretendimet e opozitës. Ai tha se struktura e re e komisioneve rrit fushat e veprimit për opozitën. Opozita bojkotoi votimin e këtyre ndryshimeve, ndërsa nga mazhoranca ishin 79 votat pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër.