Në 92% të rasteve të aksidenteve rrugore, shkaktari është sjellja e drejtuesit të automjetit. Pikërisht, për këtë qëllim, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka publikuar në Fletoren Zyrtare një udhëzim që synon korrigjimin e gabuar të shoferëve, duke filluar që nga autoshkollat. Qëllimi është rritja e cilësisë në formimin teorik dhe praktik të shoferëve të ardhshëm. Ekspertë të sigurisë rrugore, ndërkohë, kërkojnë më shumë vëmendje nga autoritet te drejtuesit e automjeteve të grup-moshës 18 deri në 24 vjeç.