Shërbimi sekret serb, BIA dhe shërbimi i inteligjencës ushtarake po bashkëpunojnë me mercenarët pro-rusë që luftojnë në Ukrainë. Këtë e ka konfirmuar me anë të një video, Dejan Beriç, një mercenar veteran serbe, pjesëmarrës në një mori konfliktesh ushtarake ku ka qenë e angazhuar edhe Rusia. Ai thotë se njerëz nga shërbimet sekret serbe i jepnin shpesh informacione dhe e kanë lejuar, që një pjesë të tyre ta publikojë.