Rusia ka kryer sulme me dronë kamikazë në rajonin ukrainas të Dnipropetrovsit mëngjesin e të mërkurës. Si pasojë e disa sulmeve me dronë janë plagosur disa persona dhe janë dëmtuar ndërtesa civile, tha kreu i administratës rajonale ushtarake, teksa beteja të ashpra po zhvillohen në rajonin lindor të Donjeckut si dhe në jug të Ukrainës. Forcat ruse kanë bombarduar edhe qarkun e Nikopolit duke përdorur raketa Grad dhe artileri të rëndë. Reznichenko tha se sulmet ajrore kanë dëmtuar shtëpi private, një fabrikë, linja elektrike, por nuk ka njerëz të plagosur.