Së fundmi një postim i ish-banores së Big Brother VIP Albania 3, Roza Lati, ka tërhequr vëmendje. Kjo pasi është kuptuar si një ‘thumb’ për ish-konkurrenten tjetër, Françeska Murati. Modelja ka qenë shumë e komentuar për paraqitjet e saj e veshjet e shtrenjta në këtë format. Dhe duket se akoma ka hatërmbetje mes tyre edhe pas mbarimit të këtij edicioni. “Veshja vlen po aq sa zonja që e ka veshur. Mund të visheni me marka, por nëse nuk jeni zonjë në shpirt, nuk do të jeni kurrë njeri i bukur”, ka qenë thënia e postuar nga Roza.