Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në faqet e para të medias, jo vetëm për paraqitjet dhe golat e tij me Manchester United, por edhe për faktin se ai u bë viktimë e një mashtrimi të kushtueshëm. Sipas 'Jornal de Noticias' në Portugali, ylli i Djajve të Kuq, u mashtrua nga punonjësja e një agjencie udhëtimi së cilës i kishte besuar kartat e kreditit dhe kodet respektive të tyre që në muajin shkurt të 2007 deri në korrik të 2010.