Portugalia, kundër cdo parashikimi i tha lamtumirën Botërorit të Katarit teksa në cerekfinale u mund nga Maroku me rezultatin e ngushtë 1-0. Por imazhi simbol i kësaj disfate të skuadrës luzitane është ai i njeriut simbol të kësaj skuadre Cristiano Ronaldo. Në moshën 37 vjecare ylli i futbollit portugez kishte shansin e fundit për të fituar një titull botëror, por Maroku e shkatërroi ëndrrën e tij. I aktivizuar si zëvendësues në fushën e lojës, Ronaldo nuk mundi dot të bëjë asgjë për të evituar humbjen e skuadës së tij duke u larguar nga fusha e lojës mes lotëve. futbollisti pas fërshëllimës së fundit të arbitrut, iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes pa mundur të fshehë dhimbjen e madhe që ndjente për këtë humbje në atë që është ndeshja e tij e fundit në një edicion të Kupës së botës