Cristiano Ronaldo dhe karim Benzema mund të jenë sërish shokë skuadre. Këtë radhë duket se destinacioni i tyre do të jetë Premier League angleze. Drejtuesit e kampionatit anglez në mënyrë të papritur hodhën poshtë mocionin për ndalimin e huazimeve mes klubeve që kanë të njëjtin pronar. Kjo nuk bën gjë tjetër vecse i hap rrugë Neëcastle për të hedhur sytë nga kampionati arab dhe të marrë pa asnjë kosto dy yjet e futbollit botëror. Tashmë të gjithë u dinë raportet mes klubit anglez që është në pronësi të Yasir Al Rumayyan dhe kampionatit arab, falë edhe pranisë së fondit PIF që ka në pronësi edhe Al Ittihad e Al Nassr, ku aktivizohen Benzema dhe Ronaldoi. Për momentin, Neëcastle po punojnë për të zëvendësuar Sandro Tonalin në muajin janar i skualifikuar për shkak të skandalit të basteve me Ruben Neves që është pjesë e Al Hilal.