Ish futbollisti brazilian Ronaldinho mbërriti në vendlindjen e tij në Brazil me një jet privat ditën e martë menjëherë pas vendimit të dhënë nga gjykata paraguajane për ta liruar nga izolimi 5 mujor. Ish fituesi i Topit të Artë mbërriti në aeroportin e Rio De Janeiros përpara orës 16:30 sipas orës lokale dhe tani do të kërkojë të harrojë aventurën që përjetoi në Paraguaj.