Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar nga foltorja e kësaj të hëne protestën e të dielës, duke e cilësuar si një shprehje të revoltës së qytetarëve kundër regjimit. Kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve të reflektojnë mbi rolin e deputetëve në Kuvend. ‘Roli i parlamentit është zero, sepse me ligje dhe Kushtetutë, deputetët janë të detyruar të ngrenë komisione hetimore parlamentare për të paraqitur qytetarëve gabimet, fajet, vjedhjet e qeveritarëve. Për herë të parë në histori, asnjë komision hetimor parlamentar nuk lejohet në parlament.’ Ai akuzoi kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi se përjashtoi qëllimisht deputetët e PD nga vizita zyrtare në Gjermani.