Top News – Rituale të lashta e sinjale tymi / Traditë 1000 vjeçare, konklava sekrete që zgjedh Papën
06/05/2025 15:15

Konklava misterioze nis të mërkurën për të zgjedhur Papën e ardhshëm në një proces të lashtë dhe sekret që ka mbetur i pandryshuar për 1,000 vjet. Kardinalë nga e gjithë bota kanë mbërritur në Vatikan përpara ngjarjes historike, ndërsa spekulimet se kush do të jetë Papa i ardhshëm janë shtuar. Rituali i zgjedhjes së një Pape të ri nis të mërkurën, pas përfundimit të periudhës së zisë për Papa Françeskun e ndjerë. Dhe përgatitjet për ngjarjen tashmë janë në fazat e fundit ndërsa kardinalët dhe vizitorët mbërrijnë në qytetin e shenjtë. Procesi sheh raunde të shumta votimi nga kardinalët nën moshën 80 vjeç që përbëjnë konklavën. Kjo vazhdon derisa një pasardhës i qartë të zgjidhet me konsensus. Që një papë të zgjidhet, ai duhet të marrë dy të tretat e votave, dhe vota e secilit kardinal ka vlerë të barabartë. Të gjithë kardinalët në të gjithë botën thirren në Romë për konklavën, me 133 nga 252 që janë aktualisht të pranishëm. Kandidatët për papë, zyrtarisht duhet vetëm të jenë katolikë dhe meshkuj, por për shekuj me radhë ata janë zgjedhur vetëm pasi kanë arritur rangun e kardinalit. Që nga viti 1492, Konklava Papale është zhvilluar në Kapelën Sistine, ku tradicionalisht janë mbyllur kardinalët derisa është marrë një vendim. Për të siguruar sekret absolut, të gjitha radiot, televizorët dhe telefonat janë hequr nga ndërtesa dhe Ëi-Fi është bllokuar. Tradita e izolimit, që i jep edhe emrin Konklavës, që në latinisht do të thotë "me çelës", daton që nga viti 1268. Para se të fillojë votimi, kardinalët duhet të betohen solemnisht se do të ruajnë sekretet e konklavës. Të gjithë kardinalët e përfshirë në zgjedhje duhet gjithashtu të bien dakord se, nëse zgjidhen, do t'u përkushtohen me besnikëri detyrave të rolit. Por kardinalët nuk janë të vetmit që bëjnë betim. Të gjithë të përfshirët në konklavë, nga peshkopët dhe priftërinjtë te mjekët, shoferët dhe pastruesit, duhet të betohen për sekret. Votimet mbahen dy herë në mëngjes dhe dy herë pasdite dhe votat digjen të gjitha në kapelën sistine mbi të cilën tashmë është instaluar një oxhak, nga i cili do të dalë tym i zi, nëse nuk ka asnjë vendim, dhe tym i bardhë nëse papa i ri është zgjedhur.

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56