Partia Demokratike e Rithemelimit, duket se po përputhet me Partinë Demokratike zyrtare, kur vjen puna tek reforma elektorale. Nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, ka publikuar propozimet që forca që ai përfaqëson, ka për reformën zgjedhore, për çka pritet diskutimi në grupin e posaçëm, të ngritur pas rikthimit në Parlament. Teksa në shumicën e daljeve Lulzim Basha ka shtruar pyetjen nëse janë apo jo për lista të hapura, duket se me këto propozime marrin përgjigje edhe pikëpyetjet e tij.