Ish-kreu i Këshillit Kombëtar njëherësh deputet i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pasi ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, konsideroi kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, si ushtrues të detyrës së kryetarit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Paloka e quan turp dhe shkelje etike dhe të ligjeve të Shqipërisë, qëndrimin e mbajtur nga ambasadorja.