Teksa ishte planifikuar të mbahej në orën 11.00, Komisioni për Reformën Zgjedhore dështoi, pasi u pengua nga deputetët e opozitës. Pasi deputetët mbështetës të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit shkuan në mbledhje dhe krijuan kaos, anëtarët e Partisë Socialiste me në krye kryetarin e këtij komisioni nga rradhët e socialistëve Damian Gjiknuri vendosën të largoheshin.